RIMI COM është ndër kompanitë e para në fushën e shërbimit dhe në procesin e prodhimit të llamperisë, garnishteve dhe llajsneve të plastikës, që nga viti 2002.

Rimi Com është themeluar me traditë familjare duke u bazuar si biznes shumëvjeçar. Puna e palodhshme dhe angazhimi i pakursyer ishin komponentët kryesore që shpien ne krijimin e këtij biznesi familjar. Gjatë këtyre viteve ne si kompani kemi zgjeruar kapacitetin e prodhimit si dhe stafin profesional ndaj nuk dëshirojmë t’ju ofrojmë vetëm të bukuren por edhe cilësinë maksimale. Rruga jonë është e sigurtë drejt zhvillimit dhe rritjes së mëtutjeshme të kompanisë sepse jemi të përkushtuar drejt kërkesave të klientëve. Nën idetë, drejtimin dhe udhëheqjen e stafit, Rimi Com tani u bë një nga shoqëritë më të mëdha të shitjes së produkteve të caktuara të plastikes në tregun e Kosovës. Kompania është e angazhuar në kryerjen e biznesit në mënyrë etike për të ruajtur besimin e klientëve dhe palëve të tjera të interesit si dhe duke ofruar zgjidhje të përshtatshme.

Lokacioni në Babush

Lokacioni në Ferizaj

© Copyright 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Pixendrit.